Në RADEK e dimë që çdo ndalesë kushton. Prandaj kemi investuar në një stok të madh me pjesë rezervë, që numëron mbi 5,000 pjesë të disponueshme në magazinat tona në Shkup dhe Beograd. Kjo na mundëson:
► Dorëzim të shpejtë dhe efikas të pjesëve të nevojshme.
► Minimim të kohës së ndaljes te klientët.
► Intervenime pa pritje.
Për më tepër, kemi krijuar bashkëpunim strategjik me kompani partnere nga e gjithë rajoni, përmes të cilave kemi akses në pjesë rezervë që momentalisht nuk janë në stok. Me këtë logjistikë:
► Furnizojmë shpejt komponentë specifikë ose më të rrallë.
► Sigurojmë afate të shkurtuara të dorëzimit.
► Garantojmë mbështetje edhe për makina më të vjetra ose më pak të përdorura.
Stoku ynë dhe bashkëpunimi rajonal janë garanci që çdo makinë e servisuar nga RADEK do të vihet përsëri në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.
Përveç stokut standard të pjesëve rezervë dhe bashkëpunimit me partnerë rajonalë, në RADEK shkojmë një hap më tej – prodhojmë pjesë metalike dhe plastike me porosi. Falë pajisjeve tona teknologjike dhe ekspertizës, mundemi:
► Të prodhojmë pjesë rezervë të specializuara që nuk janë më në treg.
► Të prodhojmë komponentë plastike ose metalike sipas vizatimeve, mostrave ose specifikimeve.
► Të ofrojmë prodhim dhe zëvendësim të shpejtë të elementeve mekanike.
Kjo do të thotë që edhe në rastet kur pjesa rezervë nuk ekziston në treg, RADEK ka zgjidhje. Në këtë mënyrë sigurojmë:
► Mbështetje teknike të plotë për makina më të vjetra.
► Reagim të shpejtë në situata kur furnizuesit tradicional nuk mund të dorëzojnë.
Kështu jemi të sigurt që çdo klient do të marrë një zgjidhje, pavarësisht kompleksitetit të situatës.