social image

Në RADEK, servisi nuk është thjesht një pjesë e punës – ai është themeli i suksesit tonë. Si lider rajonal në shitjen, servisimin dhe mirëmbajtjen e makinave për përpunimin e drurit dhe metaleve, çdo kontakt me klientin e ndërtojmë mbi cilësi, besim dhe profesionalizëm.

Me më shumë se 4,000 makina të suksesshëm të instaluara dhe të vënë në punë, ekipi ynë përbën një nga departamentet më të përvojshme dhe më të përgatitura teknike në rajon.

DELE REZERVË – GARANCI PËR INTERVENIM TË SHPEJTË

Në RADEK e dimë që çdo ndalesë kushton. Prandaj kemi investuar në një stok të madh të pjesëve rezervë – mbi 1.000 pjesë gjithmonë të disponueshme në magazinat tona në Shkup dhe Beograd. Kjo na mundëson:
► Dorëzim të shpejtë dhe efikas të pjesëve të nevojshme.
► Reduktim të kohës së ndaljes tek klientët.
► Intervenime pa pritje.
Gjithashtu, kemi krijuar bashkëpunim strategjik me kompani partnere në të gjithë rajonin, përmes të cilave kemi akses edhe në pjesë që aktualisht nuk janë në stok. Falë kësaj logjistike:
► Furnizojmë shpejt komponentë specifikë ose të rrallë.
► Sigurojmë afate sa më të shkurtra të dorëzimit.
► Garantojmë mbështetje edhe për makina më të vjetra ose më rrallë të përdorura.

Stoku ynë dhe bashkëpunimi rajonal janë garanci që çdo makinë e servisuar nga RADEK do të jetë përsëri në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

Përveç stokut standard të pjesëve rezervë dhe bashkëpunimit me partnerë rajonalë, në RADEK shkojmë një hap më tej, duke prodhuar pjesë metalike dhe plastike të porositura. Falë pajisjeve tona teknologjike dhe ekspertizës, mund të:
► Prodhomë pjesë rezervë të specializuara që nuk janë më të disponueshme në treg.
► Prodhomë komponente plastike ose metalike sipas vizatimit, mostres apo specifikimit.
► Ofronim prodhim të shpejtë dhe zëvendësim të elementeve mekanike..
Kjo do të thotë që edhe në rastet kur pjesa rezervë nuk ekziston më në treg, RADEK ka një zgjidhje. Në këtë mënyrë sigurojmë:
► Mbështetje të plotë teknike për makina më të vjetra.
► Reagim të shpejtë në situata kur furnizuesit tradicionalë nuk mund të dorëzojnë.

Faleminderit këtij qasje, jemi të sigurt që çdo klient do të marrë një zgjidhje, pavarësisht nga kompleksiteti i situatës.

MONTIMI SIPAS STANDARDEVE MË TË LARTA

Montimi i saktë është baza për funksionim të përsosur. Në RADEK investojmë maksimalisht në instalimin dhe kalibrimin preciz të çdo makine, duke siguruar që çdo makinë të funksionojë me saktësi dhe siguri maksimale.
Ekipi ynë i servisit disponon:
 
►Instrumente precize për matjen e sheshtësisë dhe gjeometrisë së makinave.
► Instrumente digjitale për kalibrimin e mjeteve dhe boshteve.
► Instrumente për matjen e dridhjeve dhe parregullsive të temperaturës.
►Pajisje për rregullimin e sistemeve CNC.
►Mjete të kompletuara për diagnostikim dhe analizë të defekteve.
Çdo makinë që instalojmë apo servisim kalon nëpër një kalibrim të detajuar, që siguron:
► Përputhje optimale të boshteve të punës.
► Saktësi të përkryer në prerje, gërvishtje apo gdhendje.
► Qëndrueshmëri të mjeteve dhe komponentëve.
Duke përdorur teknologjinë më të avancuar, teknikët tanë të servisimit mund të zbulojnë edhe devijimet më të vogla dhe t’i korrigjojnë në kohë, para se ato të bëhen problem. Falë kësaj pajisjeje dhe ekspertizës së ekipit tonë, çdo klient i RADEK-ut merr një makinë të gatshme për rezultate të shkëlqyera që nga dita e parë e përdorimit.

TRAJNIM PËR PËRDORIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E DUHUR TË MAKINAVE

Në RADEK e dimë që një trajnim cilësor është çelësi për përdorimin korrekt dhe funksionimin afatgjatë të çdo makine. Prandaj, çdo makinë e dorëzuar shoqërohet me një trajnim gjithëpërfshirës, i përshtatur sipas nevojave të klientit dhe nivelit të përvojës së operatorëve.
TRAJNIM PËR PËRDORIM TË DUHUR
Instruktorët dhe inxhinierët tanë organizojnë trajnim praktik në vend — në fabrikën e klientit ose në sallonin tonë ekspozues. Operatorët mësojnë:
► Si të ndezin dhe fikin makinën në mënyrë të saktë
► Përdorimin e panelit kontrollues dhe sistemeve të komandimit
► Përgatitjen dhe vendosjen e materialit
► Kontrollin e mjeteve dhe zgjedhjen e mënyrave të përshtatshme të punës
► Kalibrimin bazë dhe pozicionimin

Qëllimi është që operatorët të kuptojnë makinën dhe të ndihen të sigurt gjatë përdorimit që nga dita e parë.
TRAJNIM PËR SOFTUERËT
Makineritë moderne CNC kërkojnë njohuri edhe në përdorimin e softuerëve për programim dhe komandim. Ne ofrojmë trajnim për:
► Hyrjen në përdorimin e softuerëve për krijimin e programeve
► Futjen, ndryshimin dhe optimizimin e parametrave të punës.
► Punë praktike në kompjuter dhe simulim të proceseve.
► Analizë gabimesh dhe zgjidhje të problemeve bazë softuerike.

Operatorët fitojnë aftësi për programim efikas dhe punë produktive.
TRAJNIM PËR MIRËMBAJTJEN E DUHUR
Jetëgjatësia e makinës varet nga mirëmbajtja e rregullt dhe e duhur. Trajnimi ynë mbulon bazat për:
► Mirëmbajtje ditore, javore dhe mujore.
► Pastrim, yndyrosje dhe kontroll të komponentëve kryesorë.
► Identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme.
► Ruajtjen dhe përdorimin korrekt të mjeteve.​

Me këtë trajnim, klientët shmangin defekte të panevojshme dhe zgjasin efikasitetin e makinave të tyre.
Të gjitha trajnimet përshtaten sipas nevojave reale dhe pajisjeve të klientit. Për më tepër, ne ofrojmë:
►Trajnime shtesë për operatorë të rinj të punësuar
►Video edukative në kanalin tonë YouTube.
►Mbështetje online për të gjitha pyetjet lidhur me përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Në RADEK kujdesemi që çdo klient të dijë si të punojë saktë dhe në mënyrë të sigurt — sepse klienti i informuar mirë është klient i kënaqur.

TË PËRKUSHTUAR NDAJ SHËRBIMIT TË DREJTË

Misioni ynë është i qartë – shitja e makinave të nivelit të lartë dhe bashkëpunimi afatgjatë. Prandaj, shërbimin nuk e shohim si mjet për fitim, por si një mënyrë për të ndërtuar besim. Ne tarifojmë ndershëm dhe në mënyrë transparente – të fokusuar në klientë të kënaqur në planin afatgjatë, jo në përfitime afatshkurtra përmes ndërhyrjeve të mbingarkuara me kosto.
Shërbimi i RADEK është i disponueshëm jo vetëm gjatë periudhës së garancisë, por edhe për shumë vite më pas. Përmes qendrës sonë të kontaktit, çdo thirrje për servis regjistrohet, organizohet sipas urgjencës dhe ekzekutohet në mënyrë të koordinuar me flotën tonë mobile të automjeteve plotësisht të pajisura.

QENDRA E KONTAKTIT – VIJA JUAJ E PARË E MBËSHTETJES

Qendra jonë e kontaktit është më shumë se një shërbim i zakonshëm telefonik – ajo është një sistem i organizuar dhe teknikisht i përgatitur që mundëson reagim të shpejtë dhe ndjekje profesionale të çdo kërkese tuajën.
Gjatë çdo thirrjeje për servis, kërkese për ndërhyrje apo mbështetje teknike, procedura është si vijon:
►Kërkesa regjistrohet dhe arkivohet në sistemin tonë.
►Renditet sipas urgjencës, llojit të ndërhyrjes dhe nivelit të nevojshëm të ekspertizës.
►I caktohet ekipit përkatës të shërbimit, në përputhje me specifikimet teknike të makinës dhe vendndodhjen e klientit.
►Organizojmë logjistikën përmes flotës sonë mobile me automjete të pajisura.
Në këtë mënyrë, garantojmë:
► Që çdo thirrje trajtohet.
► Që asnjë klient nuk mbetet pa përgjigje.
► Që terminet për ndërhyrje caktohen shpejt dhe në mënyrë efikase.
Përmes qendrës së kontaktit ofrojmë:
►Mbështetje teknike online dhe telefonike.
►Regjistrim të defekteve dhe kërkesave për servis.
►Monitorim të statusit të kërkesës suaj.
►Planifikim të saktë dhe mbërritje në kohë të teknikëve.
Qendra jonë e kontaktit është këtu për ju – e shpejtë, efikase dhe teknikisht e kualifikuar.

ARSIMIM I VAZHDUESHËM DHE PËRMIRËSIM I EKIPIT TË SERVISIT

Në RADEK, besojmë se njohuria është themeli i një shërbimi cilësor. Prandaj, investojmë vazhdimisht në edukimin dhe përmirësimin profesional të ekipit tonë të servisimit. Inxhinierët tanë mekanikë, inxhinierët elektrikë dhe teknikët ndjekin rregullisht:
►Trajnime të drejtpërdrejta në fabrikat nga të cilat blejmë makineritë.
►Seminare teknike dhe trajnime të organizuara nga prodhuesit më të njohur në botë.
►Trajnime të brendshme në RADEK, ku shkëmbehen përvoja dhe analizohen sfidat më të shpeshta teknike.
Çdo serviser i ri, para se të shkojë në terren, kalon nëpër një trajnim të detajuar dhe praktik nën mbikëqyrjen e inxhinierëve me përvojë. Vetëm teknikët që plotësojnë standardet tona të rrepta dërgohen te klientët.
Inovacioni teknologjik nuk ndalet – dhe as ne. Çdo anëtar i ekipit:
► Trajnohet për modele dhe teknologji të reja menjëherë pas daljes së tyre në treg.
► Ndjek tendencat më të fundit në industrinë e makinerive.
► Zbaton praktikat më të mira për servis dhe mirëmbajtje.
Me këtë qasje, sigurojmë që çdo ndërhyrje apo montim të kryhet sipas standardeve më të larta evropiane dhe botërore.
RADEK nuk e sheh edukimin si një shpenzim – por si një investim në sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë. Prandaj, çdo makinë që shërbejmë është në duart e profesionistëve që dinë saktësisht çfarë bëjnë.