Seria profesionale e formatuesve me teh prerës, e dedikuar për prerjen anësore, tërthore dhe këndore të materialeve në formë të pllakës (mediapan, panele, shper-pllaka, plastika…) si dhe druri i plotë. Një makinë e nevojshme për të gjitha prodhimet e vogla, të mesme dhe industriale. E pajisur me rregullim manual të këndit dhe lartësisë, rregullim të tehut prerës, firung përpara me mundësi zgjatjeje, kapak mbrojtës për mbrojtjen nga pluhuri dhe firung ndihmës me këndmetës.