Fiber lazer industrial i mbyllur me fuqi 6 kW, i dedikuar për prerje të shpejtë, precize dhe me efikasitet të lartë të metaleve pa nevojë për përpunim shtesë. Teknologjia fiber lazer përfaqëson mënyrën më moderne dhe më të shpejtë të përpunimit të llamarinës, me shpejtësi dhe produktivitet dukshëm më të lartë krahasuar me teknologjitë e tjera të prerjes. Makina është e pajisur me burim lazerik MAX, kokë lazerike RAYTOOLS, reduktorë SHIMPO, servo motorë dhe komponentë elektrikë SCHNEIDER, chiller industrial HANLI për ftohje, sistem inteligjent ventilimi dhe stabilizator tensioni. Konstrukcioni i mbyllur mundëson siguri më të lartë, kontroll më të mirë të pluhurit dhe tymit, si dhe kushte më stabile pune në prodhim industrial. Përveç prerjes së llamarinës, makina është e pajisur edhe me sistem për prerjen e profileve (tubave dhe konstruksioneve), me qendrim automatik që mundëson pozicionim dhe përpunim preciz të formave të ndryshme si profile katrore, rrethore dhe konstruktive. Kombinim i fuqisë së madhe, konstrukcionit stabil dhe pajisjeve premium për performancë maksimale, precizion dhe cilësi prerjeje.
RADEK është sinonim i cilësisë, precizionit dhe besueshmërisë afatgjatë në industri. Çdo makinë prodhohet në përputhje me standardet më të larta industriale, duke përdorur vetëm komponentë të provuar dhe me cilësi të lartë. Me përkushtim ndaj çdo detaji teknik – nga dizajni deri te testimi përfundimtar – ne garantojmë jetëgjatësi dhe funksionim të përsosur të makinave. Deri më tani, RADEK ka instaluar me sukses mbi 4.500 makina në Maqedoni dhe në gjithë rajonin e Ballkanit, duke vendosur standarde të reja për efikasitet, mbështetje dhe besim.